Autobusi u prish në Budva, nxënësit e ndezin duke e shtyrë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.05.2025, 13:02

Muaji maj shënon fundin e vitit shkollor dhe për shumë maturantë, edhe një nga momentet më të bukura: ekskursionin e klasës. Por për nxënësit e gjimnazit të Fushë-Arrëzit, ekskursioni i organizuar për mbylljen e vitit në Budva përfundoi në zhgënjim dhe lodhje.

Maturantët, që kishin zgjedhur të udhëtonin me kompaninë turistike “Dita”, përjetuan vështirësi serioze gjatë udhëtimit pasi autobusi me të cilin udhëtonin u prish disa herë.

Fillimisht, autobusi pësoi defekt në Budva, ku nxënësit u detyruan të shtyjnë mjetin për ta ndezur, por problemet nuk përfunduan me kaq. Gjatë kthimit për në Shqipëri, në Shkodër, autobusi pësoi një tjetër defekt, duke i detyruar nxënësit të qëndrojnë të bllokuar në rrugë derisa mbërriti një mjet zëvendësues për t’i transportuar në Fushë-Arrëz.

Çfarë duhej të ishte një kujtim i paharrueshëm për përfundimin e shkollës, u kthye në stres dhe lodhje për maturantët, të cilët shprehën zhgënjimin e tyre për mënyrën si u menaxhua udhëtimi, duke vënë në dyshim sigurinë dhe përgjegjshmërinë e kompanisë që ofroi shërbimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit