Macron goditet me shuplakë nga bashkëshortja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.05.2025, 12:00

Një episod i pazakontë është regjistruar gjatë mbërritjes së Presidentit francez Emmanuel Macron në Vietnam, ku në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, e godet me shuplakë në fytyrë.

Në pamjet filmike, të regjistruara në momentin që çifti presidencial del nga avioni, Brigitte e godet me shuplakë në fytyrë dhe Presidenti shfaqet i befasuar për një moment.

Pas përhapjes së pamjeve, Pallati Elize reagoi zyrtarisht duke mohuar çdo incident serioz, duke e përshkruar situatën si një “moment të relaksuar mes çiftit, përpara nisjes së agjendës zyrtare”.

Në video, pas këtij momenti, çifti shihet duke zbritur shkallët së bashku, megjithëse Brigitte shmang kontaktin fizik me Macron duke refuzuar ndihmën e tij dhe mban dorën në kangjellë, ndryshe nga paraqitjet e zakonshme të tyre në publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit