ISHP: 17 fëmijë të infektuar me salmonelë në kopshtin e Gramshit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.05.2025, 11:22

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka konfirmuar se 17 fëmijë në një kopsht në qytetin e Gramshit janë infektuar me bakterin Salmonella Enteritidis, pas analizave laboratorike të kryera ndaj 79 fëmijëve.

Sipas njoftimit zyrtar, për 6 fëmijë të tjerë ende priten rezultatet përfundimtare, megjithatë analizat paraprake kanë treguar një ngarkesë të lartë bakteriale, duke rritur dyshimet për helmim nga salmonela edhe në këto raste.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka nisur hetimet dhe është duke analizuar mostrat e produkteve ushqimore të konsumuara nga fëmijët në ambientet e kopshtit. Ndërkohë, në qytet ka mbërritur një ekip i përbashkët i epidemiologëve të ISHP-së dhe inspektorëve të AKU-së për të kryer hetime në terren dhe për të marrë masat e nevojshme.

Salmonella Enteritidis është një bakter që zakonisht gjendet në mishin e pulës dhe vezët, dhe mund të shkaktojë infeksione serioze, veçanërisht tek fëmijët e vegjël dhe personat me imunitet të dobësuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit