Vetëm disa orë pasi JOQ Albania publikoi apelin e familjarëve të Besim Alldervishit, të cilët kishin humbur kontaktet me të që prej orës 11:00 të ditës së djeshme, ka ardhur lajmi i mirë.
Në një bisedë telefonike me redaksinë tonë, familjarët konfirmuan se sot në mëngjes janë ribashkuar me Besimin, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Familjarët kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve që mund ta kishin parë, pasi i afërmi i tyre vuan nga probleme të shëndetit mendor. Falenderojmë çdo qytetar që kontribuoi në gjetjen e tij.