E zuri gjumi në timon? I riu bie me makinë në kanal dhe humb jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.05.2025, 07:41

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30, në rrethrrotullimin e Kolonjës, përgjatë aksit nacional Fier–Lushnjë.

Një 28-vjeçar i identifikuar si Serxhio Gogaj, 28 vjeç ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin e mjetit tip "Volkswagen", që drejtonte dhe ka përfunduar në një kanal kullues anës rrugës. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit, e ndjekur nga shpejtësia e lartë që ka bërë që makina të përplaset dhe të thyejë barrierën e hekurt mbrojtëse.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e qytetit të Lushnjës. Ndërkohë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse vdekja ka ndodhur si pasojë e përplasjes apo përmbytjes në ujë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit