Historia e 52-vjeçarit që la Wall Street, bleu një kompani të dështuar $250,000 dhe e shiti për $750 milionë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.05.2025, 23:01

Kjo është historia frymëzuese e Charles Coristine, një ish-punonjës banke që la pas botën e stresit të Wall Street për të ndjekur një ëndërr të re në industrinë e ushqimit. Sot, ai ka arritur ta shesë kompaninë që bleu për një shumë modeste, për një vlerë marramendëse prej 750 milionë dollarësh.

Në vitin 2011, i lodhur nga ritmi i pamëshirshëm i bursave ndërkombëtare, Coristine braktisi karrierën në Morgan Stanley dhe bleu një kompani të vogël snacks-ash të quajtur LesserEvil, që ishte në prag të falimentimit. Ai e bleu për 250 mijë dollarë nga kursimet e veta dhe një pagesë shtesë prej 100 mijë dollarësh. Në atë kohë, kompania gjeneronte më pak se 1 milion dollarë në vit dhe ishte me humbje.

Pavarësisht mungesës totale të eksperiencës në industrinë ushqimore, Coristine vendosi të rrezikojë. Ai reformoi markën, krijoi një linjë prodhimi të re në një fabrikë të vogël në Connecticut dhe përdori përbërës më të shëndetshëm, si vaji i kokosit, për të ndarë produktet e tij nga konkurrenca. Një nga sukseset më të mëdha ishte popcorn-i me logo “Buddha”, që u bë shumë i kërkuar.

Falë ridimensionimit dhe produkteve të reja, kompania u rrit ndjeshëm. Deri në vitin 2023, LesserEvil arriti në mbi 103 milionë dollarë në shitje bruto vjetore, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2024 pati 62 milionë dollarë në shitje neto.

Më 3 prill 2024, Hershey Company njoftoi blerjen e LesserEvil për një shumë prej 750 milionë dollarësh, me mundësi për pagesa shtesë nëse arrihen objektiva të caktuara. Coristine do të vazhdojë të qëndrojë në krye të kompanisë si CEO.

Sot, kompania ka rreth 350 punonjës, fabrika të reja dhe plane për produkte të reja. Për vetë Coristine, më e rëndësishmja është se ka gjetur balancën që i mungonte: “Tani ndihem i lumtur. Ndihet si gëzim, jo si punë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit