“Oficeri i Policisë së Shtetit më hyri në pronë pa mandat kërkimi”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.05.2025, 22:39

Një denoncim është raportuar në redaksinë e JOQ në zonën e Freskut, ku sipas denoncuesit, efektivë të Policisë së Shtetit kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në një pronë private, pa paraqitur mandat kontrolli dhe pa asnjë shkak të justifikuar në kushtet e flagrancës.

Sipas pronarit të objektit, një magazinë me materiale dhe inventar mallrash, hyrja është kryer nga oficeri Ervin Hysi i Komisariatit nr. 4, së bashku me disa punonjës të tjerë policie. Qytetari thotë se është përballur me arrogancë të skajshme dhe fyerje nga ana e efektivëve, të cilët nuk kanë ofruar asnjë sqarim ligjor për ndërhyrjen.

“Aktualisht nuk kishte asnjë arsye të ligjshme, as flagrancë, as ndonjë procedurë që të justifikonte hyrjen e tyre. Erdhi me forca mbështetëse, si të kishte një urdhër të veçantë për ndalim të rreptë, ndërkohë që unë jam pronari dhe objekti është i rregjistruar”, tha qytetari për redaksinë.

Ai shprehet se është trajtuar në mënyrë denigruese dhe fyese: “Më kërkonte të ktheja telefonin nga vetja, si të isha ndonjë idiot. Kishte një sjellje të papranueshme për një oficer shteti”, shton ai.

Ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe procedurave ligjore nga strukturat e rendit. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit apo Komisariati nr. 4 në lidhje me këtë incident.

Qytetari ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugën ligjore për të kërkuar përgjegjësi për këtë ndërhyrje që ai e konsideron abuzive dhe të pajustifikueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit