Kërkohet ndihma e qytetarëve për të gjetur Besim Alldervishi, i cili është larguar në orën 11:00 të ditës së sotme për të bërë xhiron e përditshme dhe nuk është kthyer më. Banon në zonën e Shkozës.
Besimi vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndaj familja është e shqetësuar për gjendjen e tij.
Lutemi që kushdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë në numrin 068 26 74 265 ose të lajmërojë autoritetet përkatëse.
Çdo informacion është i rëndësishëm. Ju falënderojmë për ndihmën dhe bashkëpunimin.