Pronarja e një butiku ku tregton veshje dhe aksesorë të ndryshëm i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një denoncim, lidhur me një kliente hajdute që i ka hyrë në biznes dhe i ka bërë një grabitje sy për sy.
Në pamjet që redaksia jonë ka siguruar, në dyqan duken dy vajza. Njëra prej tyre ka marrë disa produkte dhe po bën pagesën përkatëse te arka. Vajza hajdute afrohet pranë klientes tjetër, duke parë përreth produktet.
Teksa shikon që shitësja është e zënë me kthimin e kusurit, ajo afrohet te dera dhe i vendos dorën një çante, të cilën pasi e shikon mirë për të kuptuar nëse i përshtatet me “outfitin”, e merr dhe largohet menjëherë bashkë me vajzën tjetër.
Pronarja është çuditur nga këto veprime, dhe habitet akoma më shumë me faktin se duke qenë në vitin 2025, akoma ka njerëz që mendojnë se bizneset janë pa kapera sigurie. Ajo ka një thirrje të pazakontë për vajzën hajdute, të cilës i kërkon të kthehet në dyqan për të marrë dhe rripat e çantës.
“Pershendetje joq! Desha te denoncoja nje rast vjedhje. I bej thirrje vajzes ne video qe te paraqitet ne dyqan me marr dhe pjesen tjeter te çantes. Edhe pse jemi ne 2025 dhe çdo dyqan eshte i pajisur me kamera serisht perseriten rastet e vjedhura,” shkruan denoncuesja në mesazhin e saj.