Kajani kthehet në atdhe i shëruar, shqiptarët shpëtojnë një tjetër fëmijë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.05.2025, 18:21

“Djali ka lind shumë i vogël, 2 kile. Ka patur shumë vështirësi. Mëlçinë e ka të dëmtuar, tanimë vetëm po përkeqësohet situata. Çohem natën, e shoh a po merr frymë. Ai po mundohet, që tani i vogël me luftu për jetën. Mjekët na kanë thënë ta çojmë urgjent jashtë shtetit, sepse këtu as dhimbjet nuk munden me ia ul.”

Këto ishin fjalët e një nëne nga Kosova, e cila vetëm pak muaj më parë të vetmin ngushëllim kishte lotët, e lutjet drejtuar Zotit të Gjithësisë. I biri Kajani, veçse 6 muajsh, i kishte kaluar të gjitha ditët e tij në spital, me shpresat që veniteshin dita ditës.

Në muajin e bekuar të Ramazanit, një thirrje për ndihmë erdhi nga familja Bytyqi e Kosovës. Nëna e Kajanit të vogël udhëtoi drejt Tiranës dhe në emisionin “Për Shqiptarët” tregoi vuajtjet e mëdha të të birit.

Fatmirësisht, thirrjet e saj për ndihmë u dëgjuan. Brenda 48 orëve, lutjet e kësaj nëne u bënë realitet. Lajmin ajo e mori në emisionin “Për Shqiptarët”, kur Elvisi i tha se fondet për kurimin e djalit të saj ishin arritur.

“Do doja t’i thoja nënës së Kajanit, që shpresa ka. Paratë janë mbledhur. Lajmet janë të mira dhe ne shpresojmë se gjithçka do të shkojë mirë”-tha Elvisi, ndërsa nëna e Kajanit u mbush në lot

Kanë kaluar pak më shumë se 2 muaj nga ky moment dhe sot lajmet janë edhe më të mira. Kajani është shëndoshë e mirë. Kurimi ka përfunduar dhe vogëlushi është rikthyer në atdhe.

“Lajm i bukur. Sot buzeqeshim te gjithe me ty Kajan. Vogelushi nga Kosova u kthye i buzeqeshur ne token Meme. O Zot shperble cdo bamires qe po shpetojne kaq shume jete femijesh…”-shkroi Elvisi, në profilin e tij në rrjetin social.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit