Zjarr në Lazarat, disa banesa rrezikojnë të digjen

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.05.2025, 17:40

Pasditen e sotme ka rënë zjarr në lagjen Kordhocë të njësisë administrative Lazarat, duke përfshirë një sipërfaqe me barëra të thata.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat pranë zonës së djegur, duke panikosur banorët e zonës. Era e fortë ka favorizuar edhe më shumë përhapjen e zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të MNZ Gjirokastër, që konstatuan se zjarri ishte në përmasa të mëdha. Aktualisht po ndërhyhet për izolimin e vatrës dhe për shmangien e çdo rreziku për banesat përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit