Gjykata e Durrësit arreston Xhevdet Plakun, i njohur si “Akili”.
Gjithashtu në burg janë lënë edhe Flobens Meçja, Voltan Xhani, Jugert Xhani, Oltion Hasani dhe Fatjon Qesja.
Ndërsa me masë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit është lënë, Alfred Hasanaj.
Vendimi i gjykatës:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, nisur nga interesimi vazhdueshëm i medias, në kuadër të informimit për çështje që konsiderohen me interes publik, lidhur me operacionin “Enigma”, ku u vunë në pranga 7 shtetas, në kuadër të transparencës dhe në zbatim të parashikimeve ligjore në fuqi, veçanërisht Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, (I përditësuar) nëpërmjet kësaj deklarate, informon se:
Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në datë 24.05.2025 është regjistruar çështja penale me Nr. 335 Akti, me objekt “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personave nën hetim dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasve Xh.P, F.M, V.Xh, J.Xh, O.H, A.H. F.Q”.
Kjo çështje u gjykua nga Gjyqtari i gatshëm Z. Sokol Mara. Seanca gjyqësore u zhvillua në datë 25.05.2025
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 355, datë 25.05.2025, ku shkurtimisht
VENDOSI:
1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Xh.P, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “mos kallëzimi i krimit”, të parashikuara përkatësisht nga neni 278, prg.1, prg.3, dhe neni 300 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 2. Caktimin ndaj personit nën hetim Xh.P, të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. 3. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim F.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “mos kallëzimi i krimit”, dhe “falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të parashikuara përkatësisht nga neni 278, prg.1, prg.3, neni 300, dhe neni 189, prg.1, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 4. Caktimin ndaj personit nën hetim F.M, të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. 5. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim V.Xh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “mos kallëzimi i krimit”, të parashikuara përkatësisht nga neni 278, prg.1, prg.3, dhe neni 300 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 6. Caktimin ndaj personit nën hetim V.Xh, të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. 7. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim J.Xh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “mos kallëzimi i krimit”, të parashikuara përkatësisht nga neni 278, prg.1, prg.3, dhe neni 300 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 8. Caktimin ndaj personit nën hetim J.Xh, të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. 9. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim O.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “mos kallëzimi i krimit”, të parashikuara nga neni 300 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 10. Caktimin ndaj personit nën hetim O.H, të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. 11. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim A.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “mos kallëzimi i krimit”, të parashikuara nga neni 300 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 12. Caktimin ndaj personit nën hetim A.H, të masave të sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”, të parashikuara respektivisht nga neni 234 dhe 233 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. 13. Urdhërohet e personi nën hetim A.H, të paraqitet para shërbimeve të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, çdo të hënë, ora 10:00. 14. Urdhërohet personi nën hetim A.H, të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë, pa autorizimin e Gjykatës. Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, që në funksion të zbatimit të këtij vendimi të sekuestrojë pasaportën apo dokumentet e tjera identifikuese të shtetasit A. H., të vlefshme për daljen jashtë shtetit. 15. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim A.H, nëse në ngarkim të tij nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues, arrest në burg, dhe/ose ndonjë vendim penal dënimi me burgim, i formës së prerë. 16. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim F.Q, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “përkrahja e autorit të krimit” dhe “mos kallëzimi i krimit”, të parashikuara përkatësisht nga neni 302, dhe neni 300, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 17. Caktimin ndaj personit nën hetim F.Q, të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. 18. Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore. 19. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, shpreh gatishmërinë maksimale në kuadër të bashkëpunimit me Median, si dhe mbetemi të gatshëm për çdo sqarim apo eventualitet të mundshëm.