Në Koçan mbahet “Marshi i engjëjve”, i shtati me radhë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2025, 16:25

Në Koçan mbahet “Marshi i engjëjve”, i shtati me radhë. Familjet e të pësuarve nga zjarri dolën sërish në rrugë, duke kërkuar drejtësi për më të dashurit.

Protesta filloi nga Parku i Revolucionit deri në Qendrën Tregtare, pas çka ata do të drejtohen në ndërtesën e komunës, e prej aty drejt Stacionit policor dhe Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në Koçan.

Ata kërkojnë drejtësi joselektive, ndërsa mbështetje marshimit i dha nisma “Kush e ka radhën?”, shkruan Alsat.mk.

Në hetimin për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan që ndodhi më 16 mars të këtij viti, deri më janë të dyshuar 68 individë dhe tre persona juridikë. Nga zjarri e humbën jetën 62 persona, ndërsa rreth 200 u plagosën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit