Publikohen analizat e fëmijëve të helmuar në kopsht, hetohet kompania “Nelsa shpk”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.05.2025, 15:50

Publikohen rezultatet e analizave të dhjetëra fëmijëve të kopshtit nr.1 në Gramsh, që u paraqitën këtë javë në spital me simptoma të rënda të helmimit.

Rezultatet e analizave kanë konfirmuar se 4 fëmijë janë kontaminuar me salmonelë. Nga 70 mostra që janë dërguar, 4 kanë dalë pozitivë.

Autoritetet përgjegjëse të drejtësisë po hetojnë pistën kryesore që dyshohet se është shkaku i infektimit, kompania “Nelsa shpk” e cila kryen furnizimin me ushqim katering të këtij kopshti

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet, teksa ka bllokuar kartelat mjekësore të fëmijëve të shtruar në spital, si dhe kanë bllokuar ushqimet në kuzhinën e kopshtit.

Prindërit e fëmijëve kanë lajmëruar protestë ditën e hënë për të vendosur para përgjegjësisë shkaktarët e kësaj situate që ka tronditur opinionin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit