Helmimi me salmonelë në kopshtin e Gramshit, mjekja: “Situata jo e lehtë”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.05.2025, 15:16

Mjekja mikrobiologe e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit, Dafina Shtylla, ka folur për helmimin e fëmijëve në kopshtin publik nr.1 në Gramsh.

Mjekja deklaron se janë 5 raste me salmonelë dhe shprehet se situata nuk paraqitet e lehtë.

“Është situatë jo e lehtë por ne do ta përballojmë. Salmonela është e vështirë të ekzaminohet në analiza, por ne kemi marrë përgjigje nga laboratori i referimit në ISHP se janë deri tani 5 raste me salmonelë. Kjo sëmundje bakteriale zakonisht merret nga goja ndaj dhe njihet më së shumti “sëmundja e duarve të palara”, tha Dafina Shtylla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit