Po transportonte 25 kg kokainë, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes nga policia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.05.2025, 15:06

Një arratisje me shpejtësi të lartë është kthyer në tragjedi mbrëmjen e djeshme në qytetin italian të Nettuno, në zonën e Tre Cancelli, ku një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u përplas me makinën e tij në një shtyllë telefoni, gjatë tentativës për t’i shpëtuar ndjekjes nga policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, kur dy patrulla policie vunë re dy automjete që lëviznin me shpejtësi të lartë. Policia arriti të ndalonte një Fiat 500, ku ndodhej një 26-vjeçar italian, i cili u arrestua menjëherë. Automjeti tjetër, i drejtuar nga shqiptari, hyri në një rrugë të pashtruar duke ngritur një re pluhuri që pamundësoi ndjekjen e mëtejshme.

Pak më vonë, makina doli nga rruga, u përplas me një shtyllë dhe u përmbys. 38-vjeçari shqiptar humbi jetën në vend. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit "Tor Vergata" në Romë.

Pranë automjetit të përmbysur u gjet një çantë e madhe me 25 kg kokainë të ndarë në 23 pako. Dyshohet se të dy të ndaluarit po transportonin lëndën narkotike në momentin e ndjekjes.

Italiani i arrestuar ndodhet tashmë në burgun e Velletrit nën akuzën e bashkëpunimit për posedim droge me qëllim shpërndarjeje. Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit