Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas njoftimit të policisë, viktima, shtetasi me inicialet B.H., ishte duke çmontuar një bojler uji kur ky i fundit i ka rënë në kokë, duke i shkaktuar një dëmtim fatal.
Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, 52-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit”,