Peshkopia pushtohet nga qentë e rrugës, qytetarët të alarmuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.05.2025, 12:27

Qytetarët e Peshkopisë po përballen çdo ditë me një problem të madh që po rritet në përmasa shqetësuese – praninë e pakontrolluar të qenve endacakë në rrugët e qytetit.

Shumë banorë shprehen të frikësuar për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve, ndërsa raportojnë raste të shumta të sulmeve apo ndjekjeve nga tufat e qenve.

Sipas banorëve, numri i qenve është shtuar ndjeshëm muajt e fundit dhe bashkia nuk ka marrë masa konkrete për zgjidhjen e problemit. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për të garantuar sigurinë publike dhe për të ofruar një zgjidhje humane për kafshët.

“Çdo mëngjes duhet të kalojmë me frikë në rrugë. Disa prej qenve janë agresivë dhe ka raste që ndjekin fëmijët teksa shkojnë në shkollë,” tha një qytetare përmes një denoncimi.

Apeli i qytetarëve drejtohet ndaj institucioneve lokale dhe qeveritare për të ndërmarrë fushata sterilizimi, strehimi dhe menaxhimi të qenve të rrugës, në mënyrë që të mbrohet si siguria e njerëzve, ashtu edhe e kafshëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit