Vidhet një veturë në Shtimë- Policia e gjen shpejt dhe ia dorzon pronarit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2025, 11:46

Një qytetar nga Shtimja ka raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, se vetura e tij është vjedhur nga persona të panjohur.

Rasti është raportuar në orën 06:30 në rrugën “De Rada”.

Pas veprimeve të shpejta hetimore, njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar, shtetas kosovar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Automjeti i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit