Qytetarët denoncojnë skandalin në Shëngjin: Pemët priten për të ekspozuar pikën e këmbimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.05.2025, 10:17

Një shqetësim është ngritur nga banorë të zonës së Shëngjinit, ku dy pisha janë prerë dhe të tjera janë krasitur në mënyrë të pakontrolluar në afërsi të një pike këmbimi parash.

Qytetarët pretendojnë se pemët janë prerë për të ekspozuar më mirë biznesin në fjalë dhe dyshojnë se urdhri për prerjen është dhënë nga vetë bashkia.

Sipas tyre, i gjithë vendi dikur ishte i mbuluar me pisha dhe gjelbërim, por tashmë pemët po zhduken njëra pas tjetrës, në një zonë që duhej të ruhej si lulishte publike.

Denoncuesi thekson se pika e këmbimit është në pronësi të një biznesmeni me ndikim, i cili, sipas tij, "komandon edhe policinë bashkiake në Lezhë".

"Aty ku fillon të rritet një pishë, ndërhyhet menjëherë për ta prerë. Njerëzit shpenzojnë lekë për të blerë e për të gjelbëruar, ndërsa këtu bëhet e kundërta. Policia bashkiake nuk ndalet te këto raste, por vrapon në bizneset e vogla për të vënë gjoba", shprehet qytetari.

Ai bën apel për ndërhyrje nga institucionet përkatëse për të ndalur dëmtimin e gjelbërimit dhe trajtimin me favor të bizneseve me lidhje politike apo institucionale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit