Polici për të cilin Serbia lëshoi fletarrest është gjyqtar i futbollit në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2025, 18:56

Autoritetet serbe kanë lëshuar një fletarrestim për pjesëtarin e Policisë së Kosovës dhe njëkohësisht gjyqtarin e futbollit, Dylot Brahimi.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Fletarrestimi ka të bëjë me një incident që ndodhi një ditë më parë në veriun e Kosovës.

“Polici i Kosovës, Dylot Brahimi, do të arrestohet sapo të jetë i qasshëm për policinë serbe, pa parashkrim, sa herë që kjo të jetë e mundur,” deklaroi Daçiq në një konferencë për media.

Dylot Brahimi, përveç detyrës së tij si zyrtar policor, është i njohur edhe në fushën e sportit si gjyqtar në futbollin e Kosovës.

Në detyrën e tij institucionale, ai njihet për angazhimin dhe përkushtimin ndaj ruajtjes së rendit dhe qetësisë në Kosovë, duke shërbyer me përgjegjësi për të gjithë qytetarët pa dallim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit