Detaje të reja kanë dalë për helmimin e fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit.
Rreth 70 fëmijë në një kopsht shtetëror në Gramsh kanë shfaqur shenja helmimi gjatë kësaj jave, dhe analizat paraprake kanë zbuluar praninë e bakterit të salmonelës. Shkaku i dyshuar është ushqimi i ofruar nga një kompani private kateringu, ndërsa fillimisht prindërit menduan se bëhej fjalë për gjendje gripale. Rastet e para janë konstatuar nga pediatria e spitalit të qytetit, ku u paraqitën fëmijët me simptoma të ngjashme.
Aktualisht, situata është vlerësuar si e stabilizuar dhe në Spitalin e Gramshit nuk ka më fëmijë të shtruar. Nga të paktën 70 mostra të analizuara, janë veçuar 30 për ekzaminim të thelluar, dhe vetëm një rast është konfirmuar zyrtarisht si helmim nga salmonela. Pritet që rezultatet për fëmijët e tjerë të dalin në ditët në vijim.
Nga ana tjetër analizat ushqimore për ushqimin e dyshuar nuk janë ende zyrtare për shkak të kohës që nevojitet.
Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Ushqim, pritet të marrin mostra të tjera dhe të kryejnë kontrolle .