Vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani, të cilët u arrestua ditën e djeshme duke ngrënë krudo në Durrës, dyshohen se kanë lidhje me një vrajse të ndodhur në 12 janar të këtij viti në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.
Viktimë e atij atentati ishte biznesmeni Bujar Nasufi, i cili u vra në sy të bashkëshortes teksa ishte duke parkuar automjetin e tij. Sipas hetimeve paraprake, vëllezërit Xhani mendohet të jenë organizatorë dhe financues të asaj ngjarje që tronditi Tiranën.
Në vendin ku autori braktisi motorin e përdorur në krim u gjet një dorëzë gjysëm e djegur, nga ku u konstatuan shenja ADN-je. Tashmë hetuesit pritet të marrin ADN-në e vëllezërve Xhani, për të bërë një krahasim. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu që një kampion ADN-je të merret dhe nga nëna e vëllezërve.
Të dy vëllezërit e arrestuar dje janë të njohur për aktivitet kriminal, përfshirë trafik droge në Holandë. Dyshohet se ata kishin një konflikt të vazhdueshëm me Nasufin, i cili lidhej me një pronë që babai i tyre e kishte shitur më parë. Përplasjet mes tyre kanë qenë të forta dhe të përsëritura.