Këtë të shtunë në rrugët e Tiranës u mbajt një “Paradë Krenarie e Komunitetit LGBT+” nën moton “Krah për Krah”.
Anëtarët e kësaj lëvizje marshuan me pankarta ku kërkuan barazi dhe liri.
Në mbështetje të tyre ishte dhe Ministrja e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila tha: Gjithkush ka të drejtë të ndihet i barabartë. Nuk duhet të ketë diskriminim për mënyrën se si jeton apo orientimin që ka një person.
I pranishëm në tubim ishte dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, që pak ditë më parë zbuloi se është pjesë e këtij komuniteti, dhe se është martuar me një burrë. “Unë jam këtu sot dhe jam me miken time, Ministren e Mbrojtjes Sociale dhe Shëndetit, Albana. E di që ke një detyrë të vështirë por ne jemi këtu për të të mbështetur dhe për të të ndihmuar. Ministria juaj, misioni juaj, është kyç për të siguruar integrimin dhe duhet të jetë e tillë që askush të mos mbetet pas,” tha ai.