Të rinjtë në ‘Don Bosko’ bëjnë gara vrapimi në 4 të natës, ankohen banorët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.05.2025, 12:06

Një qytetar i huaj që ka zgjedhur të hapë biznesin e tij në Tiranë i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast që lidhet me prishjen e qetësisë publike në kryeqytet.

Ai thotë prej pak kohësh ka hapur biznesin e tij në rrugën Don Bosko, por prej më shumë se një muaji jetesa në këtë zonë është vështirësuar shumë. Kjo për shkak të disa të rinjve, që qëndrojnë deri në orët e para të mëngjesit në lokalet e lagjes, dhe bëjnë zhurmë duke shqetësuar denoncuesin dhe fëmijët e tij.

Në pamjet që qytetari ka dërguar, shihen 5 djem të rinj të cilët rreshtohen dhe nisen për një garë me njëri-tjetrin, duke bërtitur me të madhe. Në këtë moment ora shënon 04:08 e mëngjesit.

Ka një muaj e gjysmë kjo situatë çdo natë. Kemi bërë disa denoncime por nuk kemi gjetur asnjë bashkëpunim,” shkruan qytetari.

Ai u bën thirrje autoriteteve që të marrin masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten, pasi janë kthyer në një shqetësim të padurueshëm për komunitetin.

Denoncimi i plotë:

Që kur kompania jonë e fibrave u hap në Don Bosko, Vizion Plus, kjo është situata çdo natë deri në orën 5 të mëngjesit. Kam paraqitur disa ankesa tek autoritetet, pasi fëmijët e mi as nuk po flenë dot dhe nuk po zgjohen herët për në shkollë. Nuk kam marrë asnjë përgjigje bashkëpunimi. E kam ndjekur faqen tuaj për një kohë, dhe shpresoj se mund ta denonconi. Për fat të keq kjo situatë është e ngjashme gati çdo natë prej një muaji e gjysmë. Vetëm vuajtje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit