Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Ura e Sheqit” në Fier, ku një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë–Fier.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, lëndimet janë të lehta.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë, duke e detyruar këtë të fundit të përplaset me murin rrethues të një ish-kompleksi dyqanesh.