I moshuari në Elbasan në gjendje të mjerueshme! Ha dhe fle në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.05.2025, 08:48

Në zonën e markatës së madhe në Elbasan, një i moshuar ndodhet në kushte të skajshme mjerimi.

Ai fle në rrugë, në shi dhe në diell, dhe jetesa e tij varet vetëm nga ndihma e kalimtarëve.

Qytetarë të shumtë kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e tij shëndetësore dhe higjienike, duke apeluar për ndërhyrje të institucioneve përgjegjëse dhe solidaritet nga komuniteti.

“Gjendja e tij është e rëndë. Nuk ka askënd, nuk ka ndihmë. Rri i vetëm, fle aty, dhe ushqehet vetëm kur i japin kalimtarët. Ju lutem bëjmë diçka së bashku”, thuhet në një mesazh drejtuar redaksisë.

Qytetarët e Elbasanit shpresojnë se ky rast do të marrë vëmendjen e duhur dhe këtij të moshuari t’i ofrohet ndihma që meriton.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit