Korçë: 16-vjeçarja filmon të moshuarit në momente intime, procedohen penalisht të tre

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.05.2025, 00:05

Policia e Korçës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre persona, pas publikimit dhe shpërndarjes së një videoje me përmbajtje të papërshtatshme që ka qarkulluar mes qytetarëve.

Në hetim është vënë një 16-vjeçare, e identifikuar me inicialet O.D., e cila akuzohet për veprën penale të “pornografisë”, pasi ka filmuar dhe më pas shpërndarë një video ku dy të moshuar shfaqen duke kryer veprime të turpshme në një hapësirë publike.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pazarit të Vjetër në Korçë. Sipas të dhënave zyrtare, vajza ka pranuar përpara hetuesve se ishte ajo që kishte realizuar filmimin dhe e kishte shpërndarë videon.

Ndërkohë, edhe dy të moshuarit që shfaqen në pamje, një grua me inicialet I.R. dhe një burrë me inicialet M.G., janë proceduar penalisht për veprën “veprime të turpshme në publik”.

Policia njofton se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të secilit prej të përfshirëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit