Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masat e sigurisë për 14 të arrestuarit në kuadër të operacionit të përbashkët SPAK–autoritetet italiane, i koduar “Ura”, që goditi një rrjet trafiku ndërkombëtar droge me bazë në Durrës dhe Puglia.
Ndërkohë që për 11 persona u la në fuqi masa “arrest me burg”, avokati Armand Tragaj dhe dy të tjerë, Ervis Deti dhe Bexhet Mema, u liruan nga qelia dhe u lanë në “detyrim paraqitje”.
Të arrestuarit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë, drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Rrjeti kriminal dyshohet se kishte shtrirje të gjerë dhe logjistikë të mirëorganizuar në të dyja anët e Adriatikut.
Të lënë në burg nga GJKKO janë:
Orgest Molla
Altin Morina
Akil Ndrejaku
Musa Koça
Rando Aliu
Sokol Isteri Tatani
Ligor Çombashi
Altin Pjetri
Ervin Zeqiri
Gëzim Thartori
Alfred Hysa