Një sulm i dhunshëm me thikë ka ndodhur pasditen e së premtes në një nga stacionet kryesore hekurudhore në Hamburg, Gjermani. Të paktën 12 persona janë plagosur, ndër ta tre ndodhen në gjendje kritike.
Policia ka ndërmarrë një operacion të madh në zonë dhe ka konfirmuar arrestimin e një gruaje në vendngjarje. Ndërkohë, hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.
Ngjarja ka shkaktuar panik te udhëtarët dhe ka ndërprerë përkohësisht trafikun hekurudhor në stacion. Nuk dihen ende motivet e sulmit.