Kallas: Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.05.2025, 18:55

“Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë që firmosi partneritetin për siguri dhe paqe”.

Kështu deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski, Kaja Kallas theksoi se MeV -ja e ka vendin në Bashkimin Evropian.

“Keni harmonizim me politikën e sigurisë dhe politikën e jashtme të BE-së dhe kjo është me rëndësi për ne në këto kohë me trazira ku ka ndryshime gjeopolitike në botë”, tha Kallas.

Kallas tha se rruga e anëtarësimit nuk është e lehtë, por bëri thirrje që Maqedonia e Veriut të mbetët në kursin e njëjtë.

“Rruga e anëtarësimit nuk është e lehtë, por ju bëj thirrje të mbeteni në kursin e njëjtë. T’i bëni hapat për hapjen e bisedimeve aderuese. Kjo nënkupton se Unioni… edhe MeV -së do t’i japë mbështetje më të madhe në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit apo modernizimin e administratës publike”, shtoi Kallas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit