“Rrezik për shoferët! Gominat e urës në Qukës duhen ndërruar menjëherë”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.05.2025, 17:53

Një qytetar nga Quksi ka kontaktuar redaksinë tonë për të denoncuar gjendjen e rënduar të një segmenti të rrugës nacionale që lidh Tiranën me juglindjen e vendit. Sipas tij, një prej urave në zonën e Qukësit, mbi lumin Shkumbin, paraqet rrezik të madh për qarkullimin e automjeteve.

Në pamjet e dërguara, dallohet qartë se gominat mbrojtëse të njërës anë të urës janë dëmtuar dhe pjesërisht mungojnë, duke lënë hapësira të rrezikshme mbi strukturën rrugore. Qytetari shprehet se kjo situatë ka qenë e tillë prej më shumë se një muaji, pa asnjë ndërhyrje, dhe rrezikon seriozisht sigurinë e drejtuesve të mjeteve, të cilët mund të pësojnë dëmtime në goma apo aksidente më të rënda.

Pershendetje JOQ ne qukes shkumbin ne nje nder urat pjesa e gominave eshte hequr dhe eshte bere nje rrezik per automjetet qe kalojn. Ka rreth 1 muaj, nqof se eshte e mundur postojeni,” shkruan denoncuesi.

Edhe pse në pamje të parë mund të duket si një defekt i vogël, ai përbën një kërcënim serioz për jetën dhe sigurinë e mijëra përdoruesve të kësaj rruge çdo ditë. Prandaj thirrja shkon për autoritetet që merren me mirëmbajtjen e rrugës, në këtë rast Autoriteti Rrugor Shqiptar, që të marrë masa për riparimin e dëmit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit