Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët: Shpresoja… më premtoi se do rikthehej

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.05.2025, 14:44

Me një dhimbje që përshkon çdo fjalë, Diana Lame, nëna e Artan Lames, ndau me miq dhe të afërm detajet e fundit që ndanë së bashku përpara ndarjes së tij nga jeta.

Ajo kujton bisedën e fundit telefonike me të birin, ku Artani, përpara një operacioni që e priste, ishte i qetë dhe i vendosur të rikthehej në atdhe.

“Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej, “ ….-nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire, jam i qete por po perqendrohem te Muzeu.”

“Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste. Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme”, shkruan ajo.

Artan Lame u shua sot, më 23 maj në një spital në Mynih, Gjermani. Pas një gjendjeje kome cerebrale që zgjati që prej mëngjesit të së enjtes.

Pavarësisht përpjekjeve, mjekët u detyruan të ndalonin mbështetjen artificiale në mesditë, pasi organizmi i Lames nuk po reagonte më.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit