Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë apel në ndihmë të familjes së një djali të ri, i cili është parë sot rreth mesditës në mes të autostradës Tiranë-Durrës, pranë zonës së QTU-së.
Sipas qytetarit, ai ka ndaluar për t’i ofruar ndihmë, por nuk ka arritur të mësojë se përse djali ndodhej në atë vend. Ai thotë se i riu ishte i frikësuar dhe lë të kuptohet se mund të ketë humbur rrugën ose të jetë në gjendje të vështirë psikologjike.
Qytetari u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në këtë segment rrugor, për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. Ai ka njoftuar gjithashtu edhe policinë për ngjarjen, ndërsa apelon publikisht për familjarët e djalit që të shkojnë sa më parë në vendngjarje, për ta larguar atë nga rruga dhe për të garantuar sigurinë e tij.
Denoncimi i plotë:
“Përshëndetje JOQ. Ky djaloshi që shikoni në video ishtë në rrugën afër QTU-së, te Kastrati, dhe duket që është me aftësi ndryshe. Duhet të ketë humbur se dukej i frikësuar, por nuk pata mundësi që ta afroja sepse iku nga krahu tjetër.
Ka rrezik për ta shtypur makina. Po patët mundësi ta publikoni për ta parë dikush i afërm, se besoj tani kishte ikur, kishte filluar ishte bërë me djersë. Unë kam lajmëruar dhe policinë, por nuk e di tani. Gjithë të mirat, Zoti ua shpërbleftë për kontributin.”