2-vjeçari bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.05.2025, 13:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në periferi të Tiranës, pranë zonës së Rinasit, ku një fëmijë 2-vjeçar me shtetësi holandeze ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i godinës.

Ditën e djeshme, fëmija ishte në hotel së bashku me prindërit e tij kur ndodhi incidenti, i cili dyshohet se ka qenë një aksident. Për fat të mirë, vogëlushi ka shpëtuar dhe aktualisht ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Në një njoftim zyrtar, policia deklaron: “Më datë 22.05.2025, një 2-vjeçar holandez ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një hoteli në zonën e Rinasit, ku qëndronte me prindërit. Aktualisht, ai po merr trajtim mjekësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit