Ac Milan dhe Siro sjellin Kampin e parë Milan Junior!

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 23.05.2025, 13:34

Një kapitull i ri hapet ndërsa Milan Junior Camp bashkon forcat me SIRO Boka Place për të frymëzuar gjeneratën e ardhshme

AC Milan, një nga klubet më të lavdishme të futbollit europian, në partneritet me SIRO, Partneri Zyrtar i Hoteleve të Klub-it, kanë kënaqësinë të njoftojnë nisjen e kampit të parë Milan Junior në Mal të Zi, që do të zhvillohet në ambientet e SIRO Boka Place, nga 2 deri më 13 qershor 2025.

Ky projekt i rëndësishëm do të sjellë Metodën e mirënjohur AC Milan tek 200 të rinj futbollistë, duke shënuar një hap të madh përpara në përpjekjet globale të klubit për zhvillimin e talenteve të reja.

Me mbështetjen e SIRO Boka Place – një koncept inovativ në fushën e fitness-it dhe rikuperimit, i vendosur pranë qytetit historik të Kotorrit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ky kamp përfaqëson një përvojë të paprecedentë për rajonin.

Fëmijët që jetojnë apo ndodhen me pushime në Mal të Zi do të kenë mundësinë unike të stërviten si Rossonerët, nën drejtimin e trajnerëve të certifikuar nga AC Milan.

I hapur për pjesëmarrësit e moshës 6 deri në 16 vjeç, kampi do të zhvillohet në dy faza pesëditore gjatë dy javëve. Çdo i ri do të pajiset me veshjet zyrtare të AC Milan dhe do të stërvitet pranë SIRO Boka Place, një qendër moderne që ofron mbështetje për performancë maksimale përmes programeve të personalizuara për fitness, ushqyerje, rikuperim, gjumë dhe mirëqenie mendore.

Duke ndërthurur stërvitjen teknike me aktivitete argëtuese dhe të përshtatura për moshën, kampi përputhet në mënyrë të përkryer me filozofinë holistike të SIRO, duke promovuar gëzimin, zhvillimin personal dhe mirëqenien në një ambient të sigurt e gjithëpërfshirës.

Franco Baresi, Nënkryetar Nderi i AC Milan, u shpreh:

“AC Milan dhe SIRO ndajnë të njëjtin përkushtim për të nxitur performancën dhe kënaqësinë në futboll dhe aktivitet fizik për të gjitha moshat. Jemi krenarë që sjellim për herë të parë në Mal të Zi një nismë të tillë për të rinjtë, me synimin për të frymëzuar dhe zhvilluar brezin e ardhshëm.”

Niek van Woensel, Drejtor i Përgjithshëm i SIRO Boka Place, shtoi:

“Si Partner Zyrtar i AC Milan, jemi të lumtur të forcojmë partneritetin tonë duke sjellë Milan Junior Camp në SIRO-n tonë të parë në Evropë, në Gjirin e Kotorrit. Aktivizime si kjo janë thelbësore për të nxitur pasionin për sportin tek brezat e rinj, dhe është një privilegj të jemi në pararojë të kësaj nisme.”

Ju ftojmë të vizitoni linkun për më tepër informacione: https://cloud.e.sirohotels.com/sbp_june_25

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit