Duke ngrënë krudo me pistoletë në tavolinë, pamjet e arrestimit në Durrës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.05.2025, 11:50

Policia e Shtetit ka bërë publike pamjet nga operacioni i arrestimit të disa personave të cilët i konsideron me rrezikshmëri të lartë.

Duket se të dyshuarit po drekonin në një resort luksoz në Gjirin e Lalzit dhe u arrrstuan në befasi teksa po konsumonin krudo.

Pamjet e shpërndara nga Policia tregojnë momentet e ndërhyrjes së forcave operacionale të armatosura, të cilat urdhërojnë personat në tavolinë të shtrihen barkaz.

Ky aksion erdhi pas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, që sinjalizonin praninë e disa individëve në kërkim në këtë zonë turistike.

TË ARRESTUARIT

  • Xhevdet Plaku, 45 vjeç, nga Durrësi – i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për trafik ndërkombëtar droge dhe i arratisur nga burgu i Ankonës në janar 2025. Gjatë arrestimit iu gjet një pistoletë me fishek në fole.
  • Flobens Mecia, i njohur edhe si “Gega” dhe “Drini”, 43 vjeç, nga Shkodra – i kërkuar nga SPAK për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe sigurim kushtesh për vrasje. U kap me dokumente të falsifikuara dhe armë zjarri me fishek në fole.
  • Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet dhe rezident në Holandë – në kërkim për trafik të mjeteve motorike dhe i përfshirë në një hetim për vrasje në Shkodër. Në çantën e tij u gjet një armë zjarri.
  • Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet – akuzohet për mbajtje pa leje të armëve, moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit. U sekuestrua një armë zjarri me municion.
  • O. H., 38 vjeç, nga Mamurrasi – nën hetim për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.
  • F. Q., 36 vjeç, nga Tirana – nën të njëjtat akuza si më sipër.
  • A. H., 45 vjeç, gjithashtu nga Mamurrasi – i dyshuar për të njëjtat vepra penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit