Si në filma! I riu përplas disa makina dhe rrezikon qytetarët e policinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.05.2025, 10:24

Një ndjekje që të kujton skenat e filmave aksion është regjistruar sot në mes të Tiranës.

Një i ri, që udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”, ka refuzuar t’i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar dhe është përfshirë në një ndjekje të rrezikshme në rrugët e qytetit.

Ngjarja ka nisur pranë zonës së Medresesë, ku drejtuesi i mjetit ka shmangur postbllokun dhe është larguar me shpejtësi, duke përplasur makinën e policisë dhe disa automjete të tjera në tentativën për t’i shpëtuar ndalimit.

Forcat e rendit janë vënë menjëherë në ndjekje, ndërsa qytetarë të shumtë janë bërë dëshmitarë të skenave të pazakonta që u zhvilluan në mes të ditës. Pas një përpjekjeje të gjatë, policia arriti ta ndalojë të riun dhe ta vendosë në pranga.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim tek qytetarët që ndodheshin në zonë, ndërsa pritet të mësohen detaje të mëtejshme për identitetin e të ndaluarit dhe motivet e sjelljes së tij të rrezikshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit