“Arapaj është mbuluar nga plehrat! Kështu do futemi në BE ne?”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.05.2025, 11:46

Një banor i Durrësit i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen shqetësuese në të cilën ndodhet lagjja Arapaj. Sipas tij, kjo zonë po përballet prej kohësh me një problem serioz të ndotjes, i cili po përkeqësohet dita-ditës. Në pamjet që ai ka dërguar, duket qartë se lumi që kalon pranë lagjes është i tejmbushur me mbeturina, të cilat kanë mbuluar tërësisht sipërfaqen e ujit, duke e kthyer atë në një vatër ndotjeje të rrezikshme.

Sipas denoncimit, një nga arsyet kryesore të kësaj situate është mungesa e koshave të plehrave në zonë, çka ka bërë që banorët të detyrohen t’i hedhin mbeturinat kuturu, në rrugë apo në shtratin e lumit. Kjo gjendje jo vetëm që dëmton rëndë mjedisin, por paraqet edhe një kërcënim serioz për shëndetin publik, pasi me afrimin e ditëve të nxehta, rreziku për përhapjen e infeksioneve dhe erërave të pakëndshme bëhet gjithnjë e më i madh.

Banorët e lagjes Arapaj janë të shqetësuar dhe ndihen të braktisur nga institucionet përgjegjëse. Ata pyesin me të drejtë se si është e mundur të pritet të zhvillohet turizmi në Durrës në vitin 2025, kur zona të tëra të qytetit ndodhen në kushte të tilla mjeruese.

Në këtë kontekst, ata kërkojnë me ngulm ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve vendore për pastrimin e zonës dhe vendosjen e infrastrukturës së nevojshme për menaxhimin e mbetjeve.

Mesazhi i qytetarit:

"Do te doja tju kërkoja qe ta bëni kete problem qe eshte ne lagjen Arapaj Durres. Pamje skandaloze ne vitin 2025. Ku jetojmë, do futemi ne Evrope. Mbeturinat jashtë koshave dhe nuk ka kosha. I transportojmë mbeturinat 1.5 km ne kembe per t’i cuar ne plash. Katastrofe, plus dhe per shëndetin publik. Uje zona Arapaj nuk ka. Cfare turistesh te presim me kete gjendje, këto paje po ju dërgoj disa foto. Keto janë pamjet ne 2025 qe e duam te futemi ne Europe!!! Skandaloze."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit