Delfinët dhurojnë spektakël në Himarë, mahniten turistët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.05.2025, 08:44

Një grup turistësh vendas dhe të huaj përjetuan një moment të rrallë dhe spektakolar gjatë një turi me skaf në brigjet e Himarës, ku një grup delfinësh u shfaq papritur në mes të detit.

Pamjet e kapura prej tyre tregojnë delfinët duke lëvizur lirshëm pranë mjetit lundrues, duke mahnitur të pranishmit me lëvizjet e tyre.

“Delfinet na dhuruan ne dhe turisteve të huaj një spektakel të paharrueshem , por fatkeqsisht skemi mundur ti kapim te gjitha momentet”, tha një nga pjesëmarrësit në tur.

Ngjarje të tilla janë të rralla, por jo të pazakonta në brigjet shqiptare, veçanërisht në sezonin e verës kur fauna detare bëhet më aktive pranë bregut.

Ekspertët e mjedisit theksojnë se prania e delfinëve në këto ujëra është tregues pozitiv i biodiversitetit dhe shëndetit të ekosistemit detar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit