UNICEF ka bërë të ditur të enjten se më shumë se 9,000 fëmijë në Rripin e Gazës, janë trajtuar për kequshqyerje gjatë këtij viti, ndërsa ekspertët e sigurisë së ushqimit kanë vlerësuar se dhjetëra mijëra raste pritet të shfaqen në vitin e ardhshëm, ka raportuar AP.
Gjithashtu, ekspertët kanë paralajmëruar se, nëse Izraeli nuk e ndalon fushatën ushtarake dhe nuk e largon plotësisht bllokadën e ndihmave, territori është në prag të krizës së urisë, mirëpo Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar javën e kaluar se njerëzit po vdesin urie.
“Kudo që shikon, njerëzit janë të uritur… Ata drejtojnë gishtat nga goja për të treguar se janë të uritur”, ka thënë Nestor Oëomuhangi, përfaqësues i Fondit të Kombeve të Bashkuara për popullsinë në territoret palestineze.
“Më e keqja veçse ka arritur në Gaza”, ka shtuar ai.