Ky është i mituri që humbi jetën nga aksidenti me biçikletë në rrugën Mazgit–Bërnic, nuk u mbijetoi plagëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2025, 23:31

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin në zonën Mazgit–Bërnic, ku një aksident me biçikletë ka rezultuar me fatalitet.

Viktima është Erion Bytyqi, 15 vjeç, i cili ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të rënda trupore të pësuara gjatë aksidentit.

Erioni ishte përfshirë në një incident me biçikletë dhe ishte parë nga dëshmitarë okularë i gjakosur në kokë dhe pa vetëdije, çka shtoi dyshimet për lëndime të rënda që i rrezikonin jetën.

Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë.

Detajet mbi mënyrën e saktë se si ndodhi aksidenti ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit