Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje në QKUK

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2025, 21:53

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në mëngjes në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje.

Sipas raportimeve, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u varur me kabllo elektrike brenda një objekti të QKUK-së, ndërsa trupi i saj është vërejtur nga punëtorë shëndetësorë në hapësirat e jashtme.

Autoritetet janë njoftuar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, hetuesia dhe ekipi i mjekësisë ligjore.

Rrethanat dhe motivet e mundshme të këtij akti të rëndë janë ende nën hetim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit