Video tronditëse: 15-vjeçari nga Fushë-Mamurrasi godet mizorisht një qen me gurë dhe shufër hekuri!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.05.2025, 22:17

Një video tronditëse ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania. Pamjet e rënda tregojnë një akt barbar ku një adoleshent 15-vjeçar nga Fushë-Mamurrasi, dhunon rëndë një qen të pambrojtur. Videoja është postuar në Snapchat nga vetë autori i aktit, shoqëruar me një audio ku ndër të tjera dëgjohet togfjalëshi "Unë jam psikopat".

Në video, i mituri shfaqet teksa godet qenin fillimisht me një gur të madh, duke e rrëzuar përtokë. Më pas, pa mëshirë, ai e qëllon me një shufër hekuri. Pamjet janë shumë të rënda: kafsha shembet dy herë përtokë nga dhimbja dhe goditjet, ndërsa dëshpërimisht përpëlitet në tokë.

Ende nuk ka informacione nëse qeni ka mbijetuar pas dhunës çnjerëzore që ka pësuar, por sipas qytetarit që dërgoi videon, ngjarja ka ndodhur sot në Fushë-Mamurras, Kurbin.

JOQ Albania i bën thirrje urgjente Policisë së Shtetit që të ndërhyjë menjëherë! Kjo ngjarje është një alarm i rëndë për rrezikun që përfaqësojnë akte të tilla të dhunshme nga të mitur, jo vetëm ndaj kafshëve por edhe ndaj shoqërisë në tërësi.

Pamjet që do të publikojmë janë shumë të rënda dhe këshillohen me kujdes për publikun e ndjeshëm.

Drejtësia duhet të veprojë! Dhuna ndaj kafshëve është krim!

Redaksia e JOQ Albania disponon identitetin e plotë të adoleshentit që shfaqet në video, si dhe pamjet bruto të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit