Vrasja e sotme në Athinë: Policia greke identifikon autorin, një 46-vjeçar nga Vlora

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.05.2025, 18:56

Policia greke ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së Altin Arapajt, 41 vjeç, i cili u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm në zonën e Rafinës, në periferi të Athinës. Burime policore bëjnë me dije se autori është Mikel Selimaj, 46 vjeç, gjithashtu nga Vlora, një emër i njohur për autoritetet për shkak të precedentëve penalë të lidhur me drogën.

Identifikimi erdhi pas dëshmisë së bashkëshortes së viktimës, të cilës Arapaj kishte arritur t’i telefononte pak çaste pas të shtënave, duke i treguar se ishte plagosur nga Mikel Selimaj. Trupi i tij u gjet më pas nga policia në një vresht në zonë, me një plumb të marrë në faqe.

Edhe viktima rezulton me të kaluar kriminale në Greqi, ku është përfshirë në disa vepra penale të mëparshme.

Autoritetet greke kanë nisur një operacion të gjerë për të lokalizuar dhe arrestuar Selimajn, i cili është në arrati. Ndërkohë, hetimet po vijojnë për të zbuluar motivet e plota të krimit, që dyshohet të jetë i lidhur me konflikte të vjetra kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit