Posta e Kosovës merr objektin që dikur e shfrytëzonte posta serbe në Veri të Mitrovices

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.05.2025, 12:18

Posta e Kosovës ka filluar operimin në veri të vendit kohë më parë duke u vendosur në hapësirat e ndryshme në këtë pjesë të vendit.

Sot zyret e Postes së Kosovës u vendosen edhe në një objekt të vogël që dikur përdorej nga Posta e Serbisë.

Objekti i përzgjedhur për operimin e Postës së Kosovës ndodhet në një zonë të ndjeshme dhe me rëndësi të veçantë , ku më herët funksiononte një zyrë e vogël postare e Serbisë. Kjo lëvizje simbolike dhe funksionale përforcon përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar shërbime publike për të gjithë qytetarët, pa dallim vendbanimi.

Vendosja e Postës së Kosovës në këtë lokacion është një hap konkret drejt shtrirjes së sovranitetit dhe integrimit të plotë institucional në veri, duke i ofruar qytetarëve të asaj ane mundësinë për të përfituar nga shërbimet postare zyrtare të shtetit të Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit