“Anulova pagesën 500€ në Itali, ‘Money Gram’ më mbajti komisionin”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.05.2025, 16:23

Një denoncim shqetësues ka mbërritur se fundmi në redaksinë tonë sa i takon një pike të rrjetit “Money Gram” që ndodhet në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Një qytetar është paraqitur në këtë pikë në datën 16 maj, për të bërë një dërgesë monetare në Itali. Sipas denoncuesit, dërgesa ishte 500€ dhe 20€ ishte komisioni. Por personi që do t’i merrte në Itali nuk ka shkuar për disa ditë, dhe denoncuesi ka shkuar për të tërhequr mbrapsht pagesën e dërguar.

Në këtë moment, punonjësi i pikës “Money Gram” i kanë thënë se komisioni nuk mund të kthehet, për shkak se politikat e kompanisë kanë ndryshuar gjatë muajve të fundit. Kjo gjë i është dukur e pabesueshme qytetarit që bëri dërgesën, dhe për këtë arsye është interesuar në disa pika të tjera.

Nga përgjigjja që ka marrë, ka mësuar se në momentin e anulimit të pagesës, bëhet mbrapsht dhe komisioni total. Më pas ai ka telefonuar përsëri punonjësit e pikës së “Komunës së Parisit”, por përgjigjja ka marrë ishte se ai kishte kontratën e tij me “Money Gram” dhe nuk rrezikon licencën për 20 euro.

Denocnuesi e konsideron padrejtësi këtë veprim, prandaj kërkon që rasti të bëhet publik, që qytetarët e tjerë të mos bien preh e këtyre mashtrimeve.

Denoncimi i plotë:

Ne date 16 maj nje njeriu im ka bere nje dergese ne Itali me shume 500€ + 20€ komisioni. Personi qe do i merrte ka qene i bllokuar dhe ne diten ne vijim ka shkuar vazhdimisht por si ka terhequr dot. Ne date 19 personi qe ka bere dergesen ka shkuar tek pika per te bere anulim.

Personi ka shkuar dhe i kan thene qe komisioni nuk kthehet mbahet sepse kan ndryshuar politikat e moneygram qe nje muaj e ca. Njeriu im e ka marre te mirqene dhe ka dhene firmen. Ka ardhur dhe me ka komunikuar problemin.

Duke qene se ne kemi bere anullim tjeter jo me pak se 2 jave ne nje tjeter pike moneygram, un vajta ne 3 pika te ndryshme dhe pyeta nese komisioni mbahet dhe te gjithe me thane qe ne momentin qe behet anullimi kthehet total shuma bashke me komision.

Kam vajtur tek pika dhe me dha numrin e dikujt qe ishte "shefi". Dhe ai vazhdimisht me thoshte kan ndryshuar rregullat, un kam kontraten time me moneygram, sdi si bejne te tjeret un nuk rrezikoj licensen time per ty etj.

Normalisht nuk e lash me aq por telefonova AK INVEST dhe me thane qe sikur dhe nje muaj te jete e vonuar anullimi edhe komisioni kthehen nuk mund te mbahet nga pika e moneygramit ku ka kryer veprimet. Paraqita ankese sic me thane dhe me derguan disa fatura e nenshkrime dhe me thone qe sipas ketyre ti ke marre 520 te plote, nderkohe qe na jane dhene vetem 500.

Un e mora ne telefon serish ate pronarin e moneygram dhe kete here e regjistrova bisedën. Fola serish me Ak Invest se po me thoshin qe ne nuk jemi prokurori te degjojme rregjistrimet, ne fatura del gjithcka e rregullt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit