Do i ngushtonte stomakun, mjekut në Durrës i vdes pacientja në duar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.05.2025, 13:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një grua 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private.

JOQ ALBANIA ka mësuar se mjeku që ka kryer këtë ndërhyrje quhet Ilir Shani, pronar i klinikës private 'Villa Alba' ku ka ndodhur ngjarja tragjike.

Sipas burimeve, gruaja 54-vjeçare ka qenë duke kryer një ndërhyrje për ngushtimin e stomakut, kur gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka proceduar në gjendje të lirë mjekun Ilir Shani i cili akuzohet për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Sipas njoftimit të policisë, autoritetet kanë nisur një procedim penal ndaj mjekut Ilir Shani, i cili po kryente operacionin në momentin e incidentit.

Për momentin, hetuesit po shqyrtojnë shkaqet e vdekjes dhe po mbledhin prova për të përcaktuar përgjegjësinë e tij, por banorët e Durrësit janë të tronditur nga kjo ngjarje pasi doktori Ilir Shani është denoncuar edhe më parë për shërbimet private që ofron në klinikën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit