Pacientja vdes në klinikën private në Durrës, mjeku nën hetim për neglizhencë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.05.2025, 12:38

Një 54-vjeçare nga Durrësi ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private, ndërsa mjeku që kreu operacionin po hetohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor.

Policia e Durrësit njofton se është referuar materiali procedurial në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, me detyrë mjek, banues në Durrës. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur pikërisht në klinikën ku ai ushtron aktivitetin profesional.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërhyrja kirurgjikale rezultoi fatale për shtetasen M. Xh., ndërsa ende nuk është bërë publik lloji i operacionit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë e mundshme penale të mjekut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit