Kujdes nga gropa në mes të rrugës “Myslym Shyri”, askush s’kujtohet ta rregullojë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.05.2025, 09:53

Një gropë e rrezikshme është hapur prej më shumë se një muaji në hyrje të Bulevardit “Gjergj Fishta”, përpara kthesës që të çon drejt Drejtorisë së Policisë në zonën e "Myslym Shyrit" në Tiranë.

Sipas denoncimit të banorëve të zonës, gropa ndodhet në mes të rrugës ku çdo ditë kalojnë me dhjetëra automjete, por është lënë pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet.

Nga pamja e jashtme, gropa duket e vogël, por nëse afrohesh dhe e sheh nga afër duket se është bosh çka e bën rrezikun akoma më të madh.

“Duket si një gropë e vogël, por brenda është e grryer. Kalojmë çdo ditë me makina aty dhe frikësohemi se mund të shembet nga momenti në moment. Është çështje kohe deri kur të ndodhë ndonjë aksident,” thotë një banor i zonës.

Banorët theksojnë se përfaqësues të bashkisë apo institucioneve përkatëse kanë ardhur disa herë për të inspektuar zonën, por deri më tani asnjë masë konkrete nuk është marrë për të riparuar dëmtimin.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia e Tiranës dhe strukturat e emergjencës, për të shmangur një tragjedi të mundshme dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe kalimtarëve në këtë zonë të frekuentuar.

Denoncimi i qytetares:

Tek boulevardi gjergj fishta hyrja pa u kthyer Tek drejtoria e policise NE m shyri. Eshte hapur nje grope por qe eshte shqetesuese pasi aty kalojme dhe me makinaper Tu futur NE shtepi dhe nga casti NE cast nga presioni mund te hapet, pasi nga Brenda eshte bosh, varet kujt do ti qelloje... Thone qe kane ardhur disa here per ta pare por asgje nuk eshte bere..... Dje I Kam bere fotot por Ka gati muaj qe eshte Thjesht gropa nga brenda eshte ngrene, duket e Vogel NE siperfaqe po nga Brenda eshte grryer dhe eshte bosh

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit